
Foto ilustruese.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar që në kuadër të Reformës së Re Territoriale të ndajnë edhe territorin e Bashkisë së Krujës në 2 bashki, përkatësisht bashkia e Krujës dhe ajo e Fushë-Krujës.
Lexo edhe: Opinion| Ndarja e Krujës në dy bashki, propozim komik e qesharak
Pas një debati të gjërë publik që u zhvillua për këtë çështje nga aktorë të ndryshëm, ne si media tentuam të kontaktojmë edhe deputetët që kanë bërë një propozim të tillë dhe të merrnim një prononcim nga ato.
Në një tentativë për të zhvilluar një komunikim me deputeten e PD-së në Krujë, Merita Bakiu, kjo e fundit ka preferuar as të mohojë dhe as të pohojë një përgjigjje pas kërkesës tonë.
Lexo edhe: Opinion| Reflektim mbi konceptin e PD-së Krujë për ndarjen në 2 Bashki
Ne nuk kemi asgjë personale me zonjën në fjalë, po duhet të kuptojmë që kur marrim përsipër nisma publike me rëndësi të madhe si tema në fjalë, duhet miniamlisht të japim komente ndaj mediave lokale e të zonës të cilat janë të interesuar për të informuar më së miri publikun në lidhje me vendimet që merren në emër të tij.
Ende ne si media nuk e dimë saktësisht se çfarë ka drafti në fjalë dhe se si këto deputetë kanë vendosur të marrin një nisëm të tillë pa u konsultuar me aktorët e zonës dhe pa e ballafaquar këtë diskutim.
Për aq kohë sa kjo nuk ka ndodhur, kjo nisëm nuk shërben për asgjë tjetër, përveçse interesave personale të subjekteve të caktuara të cilat për do bënin gjithçka.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."