TIRANË– Kanë ndryshuar sërish ditën e sotme çmimet e hindrokarbureve në vend nga Bordi i Transparencës.
Bordi bëri me dije se do të rriten me 5 lekë çmimin e naftës dhe me 2 lekë benzinën. Ndërsa gazi mbetet i pandryshuar.
Nga sot, nafta do të shitet 221 lekë/litër nga 216 lekë/litër që ishte më parë, benzina me 202 lekë/litër nga 200 lekë/litër që ishte ndërsa gazi mbetet 80 lekë/litër.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet”, njofton Bordi.
Ishte Bëhet
Nafta 216 lekë/litër 221 lekë/litër
Benzina 200 lekë/litër 202 lekë/litër
Gazi 80 lekë/litër 80 lekë/litër
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

