
Nënshkrimi marrëveshjes ndërmjet kryetarëve të Bashkive të qarkut Durrës dhe Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
KRUJË– Është nënshkruar ditën e sotme marrëveshja ndërmjet Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për ti kaluar kësaj të fundit ndërmjarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve.
Nga kjo marrëveshje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të jetë aksionere me 51 përqind. Ende nuk dihet se pse pjesë e kësaj marrëveshje është edhe Rrogozhina, e cila nuk është pjesë e qarkut të Durrësit.
Furnizimi me ujë ka qenë një problem i thkesuar për Bashkinë Krujë, ku në një prezantim të fundit nga Kryebashkiaku Artur Bushi, u theksua se ende ka nevojë që të investohet për të pasur ujë në zonat e thella dhe 24 orë në ditë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."