Foto ilustruese. Pamjet web.
KRUJË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në Nikël të Krujës.
Policia bën të ditur se shtetasi M. Q., 21-vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.
Për pasojë është lënduar lehtë 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

