POGRADEC– Një 31-vjeçar nga Kruja është arrestuar ditën e sotme në Pogradec.
Sipas Policisë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, shtetasi F. X., 31-vjeç, banues në Borizanë, Krujë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Fiat”, 6 emigrante të paligjshme, të cilave kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

