
KRUJË– Është zhvilluar këtë të martë, Dita Olimpike në Thumanë, tek fushat e reja të shkollës së ndërtuar pas tërmetit.
Ky aktiviteti i cili u zhvillua nën kujdesin e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Krujë, bëri bashkë 12 shkolla me grupet e tyre përfaqësuese.
Ceremonia nisi me ndezjen e një pishtari, ku aktivitetet demostruan gjithpërfshirje, barazi gjinore, solidaritet, etj.
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar dhe Akademia Olimpike Shqiptare shpërndanë në fund të eventit dhe certifikata për shkollat pjesëmarrëse.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."