KRUJË– Me rastin e 555 vjetorit të Çlirimit të Krujës, qyteti legjendar i Skënderbeut është vizituar ditën e djeshme nga arbëreshët e ardhur nga Calabria e Italisë.
Të mahnitur nga bukuritë e qytetit të Krujës, fillimisht Arbëreshët janë ndaluar tek monumenti monumenti i heroit tonë Kombëtar Skënderbeu në qendrën e qytetit të Krujës, shkruan AbcNews.
Më pas grupi i Arbëreshëve ka përshkuar rrugën nga sheshi i qytetit në pazarin e vjetër karakteristik të “derexhikut” deri në muzën e qytetit. Përgjatë këtij udhëtimi grupi i arbëreshëve ka kënduar këngë të ndryshme arbëreshe dhe tradicionale shqipe. Të mahnitur nga performanca Arbëreshe, qytetarët krutanë janë bashkuar himnit të këngëve arbëreshe.
Në ambientet e Muzeut Kombëtar është zhvilluar dhe ceremonia e përshëndetjeve nga autoritetet e pranishme. Në ceremoni kanë përshëndetur Presidenti i Vatra në Stamboll Bora Zukali, Drejtues të komunave San Benedetto dhe Casalvechios, si dhe trashëgimtari i Heroit Skënderbe Loris Castriota, të cilët kryen homazhe dhe më pas vizituan kështjellën e Krujës.
Gjithashtu është inaguruar dhe sheshi me ermin “Tanush Topia” komandanti i kalasë së Krujës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

