
Foto ilustruese. (Arkiv)
KRUJË– Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë.
Policia njofton se rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."