KRUJË– Human Rights in Democracy Centre ka zhvilluar ditën e sotme në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, një takim për të informuar gratë/vajzat mbi format e dhunës ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore si dhe shërbimet e parashikuara për të prekurit nga tërmeti.
Në këtë takim informues ku morën pjesë 17 gra dhe vajza, çështjet kryesore që u diskutuan ishin dhuna në familje dhe format e tjera të dhunës me bazë gjinore si martesat e hershme, dhuna seksuale, përndjekja si dhe aborti i detyruar si dhe shërbimet mbështetëse për të mbijetuarat nga dhuna, si dhe procedurat për përfiitmin e tyre.
E.T pjesmarrëse në trajnim u shpreh ”Unë jam martuar në moshë të re dhe kam përjetuar dhunë fizike edhe psikologjike por fatmirësisht sot jam e qetë për shkak të raportimit të dhunës në institucionet përkatëse. Mendoj se arsyeja që gratë nuk raportojnë është mentaliteti i gabuar se gruaja duhet të durojë dhe ti nënshtrohet asaj çfarë i është përcaktuar dhe se denoncimi dhe largimi nga bashkëshorti e shkatërron familjen”.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas tërmetit me ndjeshmëri gjinore”, i cili zbatohet nga UN Women dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria Suedeze përmes Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

