
TIRANË – Një lajm i trishtë është sot për ‘botën e artit’ në Shqipëri.
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare poeti i njohur Bardhyl Londo, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Poeti nuk mund që ta fitojë betejën me sëmundjen, ndërkohë që lajmi i hidhur është bërë i ditur nga miqtë e tij.
Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.
Krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane, gjithashtu është fitues i çmimit “Migjeni”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."