Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Kreu
  • Zogu Group pranon aplikime për mësues/e të gjuhës angleze në Krujë

Zogu Group pranon aplikime për mësues/e të gjuhës angleze në Krujë

Kruja.info 3 vjet ago 3 min read

Zogu Group, në kuadër të projekteve të reja të cilat po i implimenton në Krujë, pranon aplikime për mësues/e të gjuhës angleze, për t’ju bashkuar një mjedisi dinamik dhe bashkëkohor, duke ndarë dhe marrë njohuri të reja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Zogu Group është një kompani e cila po investon në ide të reja dhe eksploron mundësi të reja për të ndërtuar një të ardhme​ më të mirë për komunitetet në të cilat ne jemi të pranishëm. Ne punojmë për të përmbushur politikat tona në kontekstin e përmirësimit të jetës dhe zhvillimit të komunitetit, pasurimit kulturor dhe edukimit në çdo fushë të pranishme me kompanitë dhe punonjësit tanë.  Planet tona të biznesit synojnë zhvillimin e ideve të reja duke ofruar prosperitet për komunitetin dhe rritje të mëtejshme të grupit tonë. Ne kemi projektuar investimet tona drejt sigurimit të cilësisë dhe zhvillimit.

Ne po kërkojmë të angazhojmë një mësues/e të gjuhës angleze në Krujë, me kohë të pjesshme dhe me eksperiencë në mësimdhënie, për grupmosha të ndryshme. Mësuesi/sja i anglishtes do të jetë përgjegjës për mësimin e aftësive të leximit, shkrimit dhe të folurit në gjuhën angleze për të gjithë kursantët tanë.

Detyrat kryesore:

  • Tu mësojë kursantëve aftësitë bazë të anglishtes duke përfshirë leximin, shkrimin dhe të folurin.
  • Të hartojë plane mësimore në përputhje me qëllimet e qendrës.
  • Të realizojë sesionet e gjuhës angleze në mënyrë efikase duke përdorur metoda të ndryshme të mësimdhënies në varësi të përmbajtjes.
  • Të angazhojë kursantët për të siguruar një atmosferë bashkëpunuese në klasë.

Kërkesat:

  • Diplomë universitare dhe/ose pasuniversitare në anglisht.
  • Eksperiencë në rolin e mësuesit të gjuhës angleze.
  • Aftësia për të përpiluar programe mësimore mbështetëse në mënyrë efikase.
  • Aftësia për të ekzekutuar mësimet me kuptim, në një mënyrë argëtuese dhe tërheqëse.

Të interesuarit për pozicionin e mësipërm duhet të aplikojnë te zoguual@zoguu.al deri më datë 22 shkurt 2023, duke dërguar:

  1. CV të përditësuar;
  2. Kopje të skanuar të kualifikimeve që i shërbejnë thirrjes;
  3. Letër interesi.

Çdo aplikant, për çdo paqartësi që mund të ketë lidhur me këtë proces, mund t’i parashtrojë pyetjet apo shqetësimet e tij, me e-mail, në adresën Zoguual@zoguu.al.

Zogu Group është i interesuar të ketë sa më shumë aplikime, e në këtë kuadër fton të interesuarit të aplikojnë, duke garantuar një proces konkurrimi transparent e të paanshëm, sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritokracisë.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Kërkojmë mësues të gjuhës angleze

Continue Reading

Previous: Protesta e opozitës, reagon Policia: 2 të arrestuar nga Kruja (EMRAT)
Next: Sërish ndryshime te Kastrioti, Emiljano Çela rikthehet në krye të skuadrës

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech