KRUJË– Në Krujë do të zhvillohet përgjatë 3 ditëve “Festa e Miqësisë”, ku do të jenë të ftuar këngëtar të ndryshëm që do të këndojnë drejtpërdrejt.
Festa do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbej” në qendër të qytetit. Me datë 26 do të jenë të ftuar Mateus Frroku dhe Rea Nuhu, me datë 27 Devis Xherahu dhe Xhesika Polo, ndërsa me datë 28 do të jenë të ftuar West Side Family dhe Lore.
Ajo që vihet re dhe tërheq vëmendje është se si “Festa e Miqësisë” është menduar të zhvillohet pa asnjë këngëtar krutan. Për këtë nuk ka pasur ende asnjë reagim nga asnjë faktor lokal.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

