KRUJË- Xhevahir Bilja është zgjedhur ditën e sotme në krye të degës së Partisë Demokratike në Krujë.
Demokratët kanë përcaktuar sot krerët e degëve të partisë në Degën 14 Tiranë, Krujë, Vorë e Belsh.
Në Degën 14 në Tiranë është zgjedhur Besim Kuka me 78% të votavë ndërsa në Krujë fitues është shpallu Xhevahir Bilja.
Në Vorë pas numërimit të votave është zgjedhur fitues Pëllumb Brusha ndërsa në Maliq Nevjon Kodrasi.
Zgjedhjet e sotme pasojnë ato të javëve të fundit në mbarë degët e PD-së në vend në një proces ristrukturimi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

