KRUJË– Teksa këtë javë nis zyrtarish fushata zgjedhore për betejën e 14 majit, janë zbuluar edhe sloganet që do të përdorin të dy kandidatët për Kryetar Bashkie në Krujë.
Kandidati i Partisë Socialiste, Artur Bushi, do të garojë nën sloganin “Kurrë pas, përpara”. Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht ditën e sotme fushatën në “Sheshin Skënderbej”, ku do të jenë të 61 kandidatët për Kryetar Bashkie, mes tyre edhe Bushi.
Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Loka, do të kandidojë nën sloganin “Kruja në duart e tua”. Ndryshe nga PS, ky koalicion ka nisur fushatën prej ditësh duke prezantuar me radhë kandidatët që do të garojnë në çdo bashki.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

