Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Zbulohen sërish fidanë kanabisi në Krujë

Zbulohen sërish fidanë kanabisi në Krujë

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

KRUJË– Skuadra policore të pajisura me dronë, vijojnë kontrollet në zonat e pyllëzuara të rrethit të Krujës, në kuadër të operacionit policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Kontrollet, me pjesëmarrjen e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës.

Zbulohet një serë me rreth 520 fidanë narkotikë kanabisi, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, me qëllim kultivimin.

Si rezultat i kontrolleve intensive, në të gjithë territorin e rrethit Krujë, në zbatim të planit operacional policor antikanabis, të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Skuadrat policore, të ngritura në kuadër të këtij plani operacional, zbuluan në një territor të fshatit Brret, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën rreth 520 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, me qëllim kultivimin e tyre.

Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Continue Reading

Previous: Zgjedhjet e 14 majit, fushata e PS në Krujë më e egër se e “Koalicionit Bashkë”
Next: I FUNDIT/ Aksident i pesfishtë në Thumanë

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech