Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Zbulohen dy sera me kanabis në Krujë, Policia shpall në kërkim babë e bir

Zbulohen dy sera me kanabis në Krujë, Policia shpall në kërkim babë e bir

Dy shtetas babë e bir janë shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, pas zhvillimit të operacionit ‘Shkoza e Bardhë’.Bëhet e ditur se shtetasit Elez Rexhepi dhe Dashamir Rexhepi, kishin kultivuar dy sera me kanabis në territorin e fshatit Shkozë e Bardhë, në njësinë administrative Thumanë, Krujë. Në këto sera ishin kultivuar 610 fidanë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të zjarrit.
Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

KRUJË – Dy shtetas babë e bir janë shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, pas zhvillimit të operacionit ‘Shkoza e Bardhë’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Bëhet e ditur se shtetasit me iniciale E.L., dhe D.R., kishin kultivuar dy sera me kanabis në territorin e fshatit Shkozë e Bardhë, në njësinë administrative Thumanë, Krujë. Në këto sera ishin kultivuar 610 fidanë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të zjarrit.

Nje pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., me detyrë kryeplak i fshatit Shkozë e Bardhë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Zhvillohet një tjetër operacion policor i bazuar në inteligjencën informative, i koduar “Shkoza e Bardhë”.

Zbulohen 2 sera në të cilat kishte të kultivuar në kubikë, 610 fidanë cannabis sativa.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar (babë e bir).

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë vijuar kontrollet në territorin e fshatit Shkozë e Bardhë, në njësinë administrative Thumanë, Krujë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë”, si rezultat i kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së shtetasve E. R. dhe D. R. (babë e bir), u zbuluan 2 sera në të cilat u gjetën të kultivuar në kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në vijim të veprimeve për këtë rast, kanë shpallur në kërkim shtetasit E. R., 66 vjeç dhe D. R., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit që ka ushtruar Policia, ata nuk janë gjetur në banesë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., me detyrë kryeplak i fshatit Shkozë e Bardhë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Policia e Krujës Shkoza e Bardhë

Continue Reading

Previous: Pezullimi i ndeshjes për shkak të kërcënimit të arbitrave, FSHF cakton datën e ndeshjes midis Kastriotit dhe Bylysit
Next: I FUNDIT/ Arrestohet në Krujë 29-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech