Taksisti Abdulla Budlla nga e majta dhe vëllezëri Saimir dhe Arsil Shera nga e djathta.
TIRANË– 2 vëllezërit që vranë taksistin Abdulla Budlla, janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës.
Saimir Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim dhe 21 vite burgim. Po ashtu, ai është shpallur fajtor edhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, vepër penale e cila i shton edhe 5 vite të tjera burgim. Me uljen e dënimit me 1/3 përfundimisht Saimiri është dënuar me 14 vite dhe tetë muaj burgim.
Kurse, vëllai i tij, Arsil Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim duke u dënuar me 15 vite burg. Në zbatim të nenit 406 te K.Pr.Penale, ai është dënuar përfundimisht me 10 vite burgim. Arsil Shera kërkoi ndryshimin e vendimit, dhe deklarimin e pafajshëm për akuzën e vrasjes me paramendim, kurse vëllai i tij, Saimiri kërkoi që të ndryshohej vendimi, për caktimin e dënimit
Çështja shkoi në apel pasi nën kufijtë e parashikuar me ligj. Megjithatë, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi sot që të linte në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata së Rrethit Gjyqësor Tiranë më 9 shkurt të këtij viti.
NJOFTIMI I GJYKATËS:
Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:46, në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”, është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale A.B, i cili punonte si taksist. Rezulton se autorët e vrasjes janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale S.Sh dhe A.Sh. Referuar interesimit të mediave, ju informojmë si më poshtë: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale S.Sh dhe A.Sh, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 278 të K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 288, datë 09.02.2022 ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me njëzet e një vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni parashikuar nga Neni 278 prg.1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me pesë vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 te K.Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri S.Sh, të dënohet me njëzet e dy vjet burgim. Në aplikim të Nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit S.Sh, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet katërmbëdhjetë vjet e tetë muaj burgim. 2.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me pesëmbëdhjetë vjet burgim. Në zbatim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri A.Sh të dënohet me dhjetë vjet burgim.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale S.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e dënimit nën kufijtë e parashikuar me ligj. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Fatri Islamaj, me vendimin nr. 944 , datë 11.10.2022 vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 288 datë 09.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
SI NDODHI NGJARJA?
71-vjeçari baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit 2021 në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit. Dy vëllezërit Shera janë autorët e vrasjes së taksistit Addulla Budlla. Ata kanë qëlluar për vdekje taksistin, teksa referuar dëshmisë së tyre, shkak është bërë se 71-vjeçari i kishte ngacmuar nënën dhe motrën e tyre. Mësohet se autorët dhe viktima ishin konfliktuar më herët për të njëjtën motiv, ngjarje e cila përfundoi me një të vrarë. 7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, me autorët që u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

