Momenti kur i moshuari gjen çantën në tokë. Foto JOQ.
KRUJË– Një i moshuar ka gjetur ditën e sotme një çantë të humbur në Fushë-Krujë.
Sikurse shihet nga pamjet e publikuara nga JOQ, i moshuari e ka gjetur çantën, e ka marrë dhe është larguar.
Personat që e kanë humbur çantën apelojnë që i moshuari ta kthejë pasi do ti japin edhe shpërblim. Sipas tyre në çantë ka pasur portofol, dokumenta dhe një telefon.
Qytetari shkruan:
“Pershendetje JOQ! na ka humb canta e dores me portofol, lek, dokumenta dhe nje telefon ne Fushe Kruje, pa i bere asnje presion burrit qe e ka gjet dhe marre nga rruga i lutemi ta ktheje dhe do i japim shperblim, sepse e kuptojme qe se ka vjedhur sepse e ka gjetur, por na duhen patjeter dokumentat dhe telefoni. Ju lutem personi qe e ka gjet ose kushdo qe e njeh zoterine te na telefonoje ne nr 0684012133”
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

