KRUJË– Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Krujë.
Këtë herë nga zjarri është përfshirë vargmali i Shkretës dhe ai i Qafë-Shtamës.
Zjarri ka nisur dy ditë më parë në zonën e quajtur “Liqeni”, në kufirin midis Krujës dhe Burrelit, dhe është përhapur nga erërat e forta gjatë gjithë natës.
Mëngjesin e sotëm tymi ka mbuluar të gjithë malësinë dhe nga zjarri rrezikohen edhe ujësjellësi i ri dhe ai i vjetër.
Nga strukturat ende nuk ka pasur asnjë reagim, edhe pse ndërhyrja nga toka është e pamundur.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

