Enkeleida Hoxha. Foto arkivë.
TIRANË– Është shtyrë sërish ditën e sotme gjyqi ndaj ish-gjyqtare së Krujës, Enkelejda Hoxha.
Sipas raportimeve për News24, mësohet se shkak i kësaj shtyrje është bërë mungesa e gjyqtarit Erion Çela.
Po ashtu, bëhet e ditur se seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 14 shkurt të këtij viti.
Prej 11 shkurtit të vitit të kaluar Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK. Bashkë me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

