Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Vazhdon djegia e gomave në Krastë të Krujës! Autoritetet inekzistente

Vazhdon djegia e gomave në Krastë të Krujës! Autoritetet inekzistente

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

Pamjet gjatë djegies së gomave në Krastë të Krujës.

KRUJË– Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, edhe sot, Kruja u zgjuar me pamjen e tymit të krijuar nga djegia e gomave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Jo vetëm në një vend, por këtë mëngjes djegia po kryhej në 2 vende të ndryshme në Krastë.

Edhe pse Kruja.info, e ka denoncuar këtë fenomen, autoritetet ligjzbatuese nuk kanë marrë masa për ta frenuar apo ndaluar plotësisht.

Sipas ligjit parashikohet qe gomat duhet te trajtohen si vijon dhe jo te digjen:

a) Riveshjen për ritregtim, me qëllim përdorimin origjinal të tyre;

b) Riciklimin e gomave të patregtueshme, nëpërmjet grirjes së tyre dhe përdorimit të granulave si lëndë e parë për industrinë e prodhimit të gomave;

c) Rikuperimin e gomave të patregtueshme me qëllim përfitimin e energjisë;

ç) Përdorimin e gomave të përdorura si lëndë djegëse shtesë për veprimtari të caktuara industriale.

Me tej parashikohet se: “Trajtuesi i gomave të përdorura dërgon pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve informacion në lidhje me sasitë e gomave/mbetjeve të gomave të përdorura, të trajtuara sipas dokumenteve të transferimit, brenda datës 30 tetor të çdo viti. Agjencia informon ministrinë në lidhje me të dhënat e trajtimit të mbetjeve nga gomat e përdorura brenda muajit janar të vitit pasardhës.”.

Ne inkurajojmë dhe mbështesim institucionet ligjzbatuese që të veprojnë dhe të marrin masa ndaj ndotësve të mjedisit, dhe të parandalojnë këto katastrofa ekologjike.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Djegia e gomave në Krastë Krastë Kruje

Continue Reading

Previous: Sot ndeshja Iliria-Naftëtari, Sala: Synojme fitoren
Next: Barazimi me Naftëtarin, Sala për Kruja.info: Meritonim të fitonim

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech