Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinë, Edison Memolla, përfaqësues të Bashkisë Krujë, përfaqësuesin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i përgjithshëm i AKUM, Klevis Jahaj dhe drejtori i UKD, Spartak Kovaçi, në mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a, më 13 korrik 2022.
DURRËS– Është zhvilluar ditën e djeshme (13 korrik 2022), mbledhja e parë e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a.
Kjo shoqëri u krijua për rritjen e efikasitetit në të gjitha drejtimet e menaxhimit të saj do të sjellë planifikim dhe investime më të mëdha në shkallë rajonale dhe më gjerë, të mirëmenduara, afatgjatë dhe të bashkërenduara me partnerët strategjikë.
Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinë, Edison Memolla, përfaqësues të Bashkisë Krujë, përfaqësuesin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i përgjithshëm i AKUM, Klevis Jahaj dhe drejtori i UKD, Spartak Kovaçi.
Kryebashkiakja Sako bëri të ditur se gjatë mbledhjes u miratuan disa vendime të rëndësishme që i shërbejnë mirëfunksionimit të kësaj shoqërie të re rajonale. “Reforma në sektorin e UK është një proçes, ku paralelisht me të është e nevojshme dhe kordinimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve të sektorit, përfshirë këtu dhe bashkitë.”- tha Sako.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

