Foto ilustruese nga akiva.
KRUJË– Është zbuluar emri i 36-vjeçares e cila është shpallur e humbur nga Policia e Krujës.
Mësohet se 36-vjeçarja e kallëzuar e humbur nga shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Derven, Krujë, është shtetasja Antonela Marku.
Denoncimi për 36-vjeçaren është bërë me datë 30.03.2023, dhe nga ai moment nuk është kthyer më.
Policia e Krujës po punon për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

