KRUJË– Mëngjesin e kësaj të djele datë 23 mars 2025, është vendosur tritol në mjë automjet në pronësi të një 24-vjeçari në Krujë.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Vrana Konti’, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në një makinë, duke e dëmtuar rëndë.
Makina tip ‘Opel Corsa’ është në pronësi të 25-vjeçarit, Elton Kani.
Krujë/ Informacion paraprak
Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

