Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Tashmë e konfirmuar, Sabah Sheta kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Krujë

Tashmë e konfirmuar, Sabah Sheta kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Krujë

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

KRUJË- Tashmë e konfirmuar, Sabah Sheta është kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Krujë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Në një reagim në rrjetet sociale, Sheta ka konfirmuar lajmin dhe nuk ka kursyer as sulmet ndaj kryeministrit Rama.

Sheta e konsideroi nder dhe privilegj detyrën që i është ngarkuar, teksa njoftoi se beteja sapo ka nisur.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë krutanë kudo që ndodheni

Askush më mirë se ju nuk e di se sa e vështirë është bërë jetesa dhe se si sot bashkia nuk i shërben qytetarëve dhe interesave të tyre. Unë jam çdo ditë me ju, duke përcjellë shqetësimet tuaja, hallet e përditshme. E di se mezi prisni që të vijë dita për ta ndryshuar situatën ku ndodheni e me votën tuaj të zgjidhni njeriun, që i njeh hallet tuaja dhe që do të përpiqet t’i zgjidhë ato.

Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme, të cilën e dëgjoj kudo ku takohemi në mënyrë të përsëritur, duke vërejtur me keqardhje mungesën e sherbimeve dhe diskriminimin tuaj te regjimit të Edi Ramës, kam pranuar të kandidoj për Kryetar të Bashkisë së Krujës.

E marr këtë vendim me përgjegjësi dhe i motivuar nga detyrimi për t’ju shërbyer ju dhe për të bërë gjithçka për një jetë më të mirë për bashkëqytetarët e mi.

Për mua është nder dhe privilegj të jem kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë që rrëzoi muret e izolimit nga bota perëndimore, partisë që lindi si shpresë e shqiptarëve, dhe unë do të bëj gjithçka që më përket mua që kjo parti të vazhdojë të jetë parti e vlerave dhe shpresave të shqiptarëve, aleate e vendeve demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Le ta nisim së bashku këtë betejë për Krujën, krutanët, për të rinjtë dhe të rejat e bashkisë tonë.

Bashkë ne mund të bëjmë ndryshimin për Krujën!

Me shumë respekt dhe mirënjohje.

Sabah Sheta

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Sabah Sheta

Continue Reading

Previous: Ky është kandidati i propozuar për Kryetar Bashkie në Krujë nga Alibeaj
Next: Kandidimi i Shetës, ironizon gazetari nga Kruja: Edhe mua më kërkuan 3 a 4 vetë

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech