KRUJË– Spitali Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni ” Krujë, ka blerë disa pajisje gjatë 3 viteve të fundit, të mbuluara nga fondet e tyre.
Në një komunikim që Kruja.info pati me drejtoreshën e këtij spitali, Yllka Sheta Kukalaj, mësuam se një pjesë e këtyre pajisjeve nuk mungonin por ishin të vjetra.
Këto investime në pajisje janë bërë në vazhdën e përmirësimit te cilësisë së ofrimit të shërbimit ndaj pacientit.
Pajisjet që janë blerë janë:
- Eko per aplikime te pergjithshme per repartin e radiologjise. Nuk mungonte por ishte e vjeter. Pervec kesaj jane te reja dhe eko gjinelologjike e mare ne 2019 dhe eko kardiake e mare 2020.
- Per kabinetin e okulistikes:
- Biomikroskop okulistik LED
- Autorefraktometer- keratometer me matje automatike –
- Per kabinetin e fizioterapise:
- 1. Aparature per terapi me ultratinguj
- 2. Aparature per elektroterapi (Tens)
- 3. Aparature per magneto-terapi
- 4. Aparature per tekar terapi
- 5. Llampe me rreze infra te kuqe.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

