KRUJË– Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.
Në qytetin e Krujës, kjo ditë u përshëndet nga kryebashkiaku, deputetët dhe përfaqësues të institucioneve vendore, të cilët uruan komunitetin bektashi për më shumë harmoni dhe begati.
Si çdo vit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi një ceremoni të posaçme, ku morën pjesë drejtues të komunitetit bektashi, personalitete të larta të politikës dhe përfaqësues të besimeve të ndryshme. Gjatë kësaj dite, u mbajtën falje dhe mesazhe urimi për paqe, solidaritet dhe dashuri mes njerëzve.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

