Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Shpallet kandidatura e parë nga PD për primaret në Krujë

Shpallet kandidatura e parë nga PD për primaret në Krujë

Kruja.info 3 vjet ago 4 min read

Agron Loka.

KRUJË– Agron Loka, ka shpallur kandidaturën e parë për primaret e Partisë Demokratike në Krujë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Deri më tani, Loka është i vetmi që po ka shpallur kandidaturën e tij për primaret e PD në Krujë, teksa nuk dihet nëse do të ketë emra të tjerë apo jo.

Loka mbajti një fjalim në ambientet e Partisë Demokratike, ku iu drejtua demokratëve në dy njësitë kryesore, Krujë dhe Fushë-Krujë.

Nga familja, tradita, kultura e pasioni, fjalimi i Lokës preku disa nga aspektet kryesore të qytetarëve të Krujës, teksa iu drejtua edhe demokratëve për votat e tyre.

Fjalimi i plotë i Lokës:

Agron Loka prezanton kandidaturën në primare, për Bashkinë e Krujës. Të nderuar qytetar, të nderuar Demokratë;
Përmes këtij komunikimi, kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me Ju vendimin për të marrë pjesë në Primaret e deges se PD Krujë dhe Fushë Krujë, për përzgjedhjen e Kandidatit për Kryetar të Bashkisë. Vendimi për të marrë pjesë në këto Primare, mbështet në qytetarinë, energjinë dhe patriotizmin që treguan bashkëqytetarët e mij, të cilët menjëherë ju bashkuan lëvizjes së Demokratëve Shqiptarw për të shpëtuar pluralizmin, për të rithemeluar dhe për ta rikthyer Partinë Demokratike në identitetin e saj euro-atlantik dhe në vlerat e saj të Lirisë, Demokracisë, Votës së Lirë dhe interesit kombëtar.

Unë jam Agron Loka, lindur e rritur në Fushë Krujë, në një familje të thjeshtë, e cila ashtu si shumë familje shqiptare, ka mundur t’i rrisë fëmijët e saj me dashurinë për punën, me dashurinë për vendlindjen, me dashurinë dhe respektin për njerëzit dhe me besimin në Zot.
Tradita familjare, arsimi, përvoja ime politike, eksperienca në punë dhe në sipërmarrjet private, por sidomos, marrdhëniet e mia me bashkëqytetarët, kanë qenë frymëzimi dhe motivi im për të kandiduar në këto zgjedhje.

Sot, nga drejtimi i Bashkisë sonë nga Rilindja, Kruja dhe Krutanët, ashtu si e gjithë Shqipëria po përjetojnë më shumë varfëri, më shumë mjerim, më shumë korrupsion, më shumë emigrim dhe më shumë mashtrim dhe gënjeshtra. Përballja dhe trajtimi i pasojave dhe dëmeve të shkakatuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të 2019, braktisja në pandeminë Covid 19, helmimi i qytetarëve nga uji pijshëm, shfaqën papërgjegjshmërinë dhe fytyrën antinjerzore të këtij klani politik.

Sot cdo Prind Krutan, përballet me papunësinë dhe ndjehet i pambrojtur dhe i pambështetur për të realizuar përgjegjësitë e tij prindërore në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tij. Sot, cdo i Ri dhe Re Krutane, ka të gjitha arsyet për tu ndjerë të dëshpëruar. Ata janë plotësisht të braktisur nga Bashkia dhe nuk kanë asnjë mundësi për arsimim, kualifikim profesional dhe punësim.

Sot një Fermer dhe Blegtor Krutan, është krejtësisht i braktisur nga pushteti vendor dhe ai qendror. Kjo ka bërë që tokat dhe arat e Bashkisë sonë të jenë gjithnjë e më pak të punuara e të mbjella. Numri i fermave blegtorale dhe i krerëve të bagëtive të jetë gjithnjë e më vogël.
Sot, cdo nxënës i shkollave të Bashkisë sonë, përballet më cilësinë më të dobët të shërbimit arsimor. Kjo pasi arsimi dhe sidomos drejtimi dhe administrimi i tij, është tërësisht i politizuar, larg cdo standardi profesional dhe infrastrukturor dhe larg interesave të prinderve.
Sot një Artist Krutan, është kretësisht i pa konsideruar nga planifikimet dhe agjendat kulturale të Bashkisë. Artistët dhe konsumatorët e artit, Kinemaja, Teatri, Teatri i Kukullave, strukturat për promovimin e talentiti artisitik, janë krejtësisht koncepte të panjohura për Bashkinë aktuale.

Sot një ZEJTAR Krutan është plotësisht i panjohur nga Bashkia. Asnjë projekt, asnjë nismë për mbështetjen, ruajtjen dhe promovimin e zejeve nuk është pjesë e buxheteve të Bashkisë. Sot, një Fëmijë Krutan, për të shijuar një Kënd Lodrash duhet të udhëtojë me prindërit për në Tiranë ose Durrës. Krijimi i të tilla këndëve dhe hapsirave për fëmijët, është krejtësisht jashtë vëmendjes së Bashkisë aktuale. Sot, një Pensionist Krutan, është gjithnjë e më i varfër ekonomikisht dhe plotësisht i braktisur nga aspekti social. Sot e gjatë gjithë këtyre viteve, Bashkia aktuale ka treguar se nuk ka asnjë plan, asnjë mbështetje dhe asnjë vizion për zhvillimin e Turizimit dhe llojeve të tij, në një kohë që potencialet turistike të Bashkisë sonë janë të mirnjohura përtej kufrit shqiptar.

Sot numri i bizneseve të vogla është në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjë herë. Njësitë e shtitjeve dhe shërbimeve sot janë të kërcënuara në ekzizstencen e tyre. Edhe në këtë sektor, roli, përfshirja dhe ndikimi i bashkisë ka qenë krejtësisht i munguar.

Të dashur bashkëqytetar, më lejoni të shpreh besimin, angazhimin dhe përkushtimin tim që kjo situatë, më 14 Maj 2023 merr FUND dhe Bashkia Krujë do të kthehet në duart tuaja dhe në shërbimin tuaj. Unë jam i sigurtë që eneregjia, mencuria dhe patriotizimi i Krutanëve do të fitojë mbi braktisjen, korrupsionin dhe varfërinë që mbolli Rilindja!

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Agron Loka PD Primaret në Kruje Rithemelimi

Continue Reading

Previous: Poetja krutane dënohet, pasi ndërtoi pa leje shtëpinë e prishur nga tërmeti
Next: PD në Krujë propozon një tjetër kandidat për primaret, por edhe ai refuzon

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech