DURRËS- Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në lagjen nr.10 në qytetin e Durrësit.
“BalkanWeb” raporton se mjeti tip ‘Ford’ me targa AA 611 AS është djegur i gjithë nga flakët.
Aktualisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."



