DURRËS– Pas kandidatit të Partisë Socialiste që do të merrte pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, janë publikuar edhe emrat e kandidatëve nga kahet e tjera politike.
Luan Hoti është emri i zgjedhur nga kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën kanë zgjedhur Ardian Mukën.
Të dy do të garojnë me njëri-tjetrin dhe me kryetaren e komanduar të Bashkisë së Durrësit që është aktualisht, Emirjana Sako. Kjo e fundit është emri që Partia Socialiste ka zgjedhur për tu përfaqësuar në këtë qark.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

