 
                KRUJË– Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë bërë që të ketë edhe disa probleme me furnizimin e energjisë elektrike në Krujë.
Grupet e punës të OSHEE në Krujë kanë dalë në terren ku po merren me amortizimin e rrjetit apo defektet e tjera të mundshme.
Deri më tani është raportuar që nuk ka energji elektrike fshati Brret, ndërkohë që gjatë natës edhe Kruja ka pasur probleme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Emiranda Bajrami
                    Emiranda Bajrami                 
         
        