KRUJË– Kruja është përfshirë nga reshje të shumta shiu gjatë natës, ku si pasojë Lumi Ishëm ka dalë sërish nga shtrati.
Si rezultat, janë përmbytur zonat e Murqinës, Mallkuçit dhe Bilajt.
Gjithashtu për shkak të reshjeve të shiut janë bllokuar edhe disa rrugë të fshtarve.
Reshjet vijojnë në këto zona dhe pse intensiteti i tyre ka renë, por nëse do të ketë sërish intensitet të lartë shiu, situata pritet të përkeqësohet.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

