KRUJË- Malësia e Krujës është përfshirë mbrëmjen e djeshme dhe gjatë natës nga reshje të shumta shiu e dëbore.
Ashtu si edhe herë të tjera, energjia elektrike është ndërprerë sapo ka filluar stuhia.
Sipas burimeve për Kruja.info bëhet me dije se energjia elektrike është ndërprerë në fshatrat Nuaj, Mafsheq, shkretë.
Nga OSHEE nuk ka pasur ende asnjë reagim ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasi kjo situatë.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që këto fshatra mbesin pa energji edhe në stuhitë më të vogla.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

