KRUJË– Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mbrëmjen e së shtunës (05.02.2022), pamjet nga angazhimi në Planin Kombëtar të Pastrimit.
Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga qytetarët që nëpërmjet “aplikacionit Komisariati Dixhital, të ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore”.
Pastrimi u zhvillua në disa qytete: Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Kuçovë, Roskovec dhe Mallakastër.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

