KRUJË– Punonjësit e OSHEE në Krujë kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë kundër lidhjeve të paligjshme në “shtëpitë e barit”.
Rreth 70 punonjës kanë pezulluar punën deri në marrjen e masave nga instancat përkatëse.
Një punonjës i OSHEE, i tha Kruja.info në kushtet e anonimitetit, se protesta vjen pasi Policia arreston punonjësit ndërkohë që asnjë polic nuk mban përgjegjësi.
Sipas tij, policia heq përgjegjësinë dhe ia ngarkon barrën palës tjetër.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

