Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Krujë, gjatë një takimi me strukturat në Njësinë Administrative të Fushë-Krujës.
KRUJË– Partia Socialiste në Krujë ka nisur punën për zgjedhjet e 14 majit, ku e nisi me një takim me strukturat në NjA Fushë-Krujë.
Kryebashkiaku Bushi tha nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, se Fushë-Kruja është dhe njësia më e madhe elektorale.
Bushi shtoi se ndryshe nga hera e fundit ku u fituan 5 nga 6 NjA, këtë herë do ti fitojmë të gjashta.
Në takimin e organizuar ishin përveç Bushit, edhe deputetët Rrahman Rraja dhe Denis Deliu, Kreu i degës së PS në Krujë, Redion Rroshi dhe kreu i Këshillit Socialist, Alfred Çela.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

