Mbledhja e zhvilluar me 07.10.2022 nga eksponentë të PS në Krujë.
KRUJË– Dega e Partisë Socialiste në Krujë ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 2023.
Në takimin e zhvilluar ditën e sotme më (07.10.2022) në Krujë, morën pjesë Kryetari i Bashkisë Krujë Artur Bushi, Kryetari i Partisë Socialiste të Bashkisë Krujë Redion Rroshi, si dhe deputetët Rrahman Rraja dhe Denis Deliu.
Deputeti Deliu tha se ky takim ka hapur siparin e takimeve të partisë në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë.
Ai bëri të ditur më tej se në këtë takim u diskutua mbi aktualitetin dhe vijimin e punës për fushatën e ardhshme zgjedhore të pranverës se vitit 2023.
Gjatë kësaj mbledhjeje, u zgjodh edhe Kryetarja e Këshillit Socialist në Krujë, Yllka Kukalaj, aktualisht Drejtoreshë e Spitalit Bashkiak “Dr Stefan Gjoni” Krujë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

