Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Shqipëria
  • Prokurori që dënoi ish-gjyqtaren e Krujës, Altin Dumani merr sot detyrën si kreu i ri i SPAK

Prokurori që dënoi ish-gjyqtaren e Krujës, Altin Dumani merr sot detyrën si kreu i ri i SPAK

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

Altin Dumani.

TIRANË– Altin Dumani, prokurori që u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme, do të prezantohet përpara stafit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.

Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.

Kush është kreu i ri i SPAK, Altin Dumani?

Altin Dumani është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Nga ky operacion u lëshuan 32 urdhërarreste. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. Dumani  bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Gjithashtu, Dumani ishte edhe prokurori që çoi në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Altin Dumani Enkelejda Hoxha

Continue Reading

Previous: Mbrojtja me fanatizëm e zanatit që mund të zhduket! Njihuni me opingbërësin krutan
Next: I FUNDIT/ 2 persona në Krujë kanosin 29-vjeçarin pasi dyshonin se u kishte vjedhur gjërat

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech