Agron Loka.
KRUJË– Agron Loka është kandidati i Rithemelimit për Bashkinë Krujë pas dorëheqjes së Ndriçim Babasit.
Agron Loka ka lindur në Bubq në vitin 1972 dhe është babai i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Loka ka përfunduar studimet në Universitetin Aleksandër Xhuvani për Matematikë dhe ka emigruar me familjen drejt Italisë.
Atje ka hapur edhe biznesin e tij të parë dhe më pas është kthyer për të investuar edhe në Shqipëri.
Loka është angazhuar që herët në strukturat e PD dhe në 2017 ka qenë në listën e deputetëve, mandat të cilin e refuzoi.
Loka njihet edhe si mbështetës i flaktë i Foltores së Berishës, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe ish-kryeministri gjatë një takimi në Fushë-Krujë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

