KRUJË– Është zbuluar emri i 35-vjeçarit të shpallur në kërkim nga Policia e Krujës në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër”.
Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit Lulezim Mesi, 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi. Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

