TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga atentati me 2 viktima në Vlorë, ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.
Sipas burimeve nga Policia për Lapsi.al, ka dyshime që grupi i cili ka kryer vrasjen e djeshme të jetë i njëjti i cili kreu dhe ekzekutimin në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Bëhet fjalë për vrasës me pagesë të mirëtrajnuar, të cilët veprojnë me të njëjtën mënyrë, ndjekin viktimat, pasi i afrohen paralel, hapin zjarr në lëvizje, dhe pasi makina e viktimave ndalon, atehërë vrasësit ulen nga automjeti i tyre dhe qëllojnë sërish për t’u siguruar që objektivi ka humbur jetën.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

