Pamje nga vendi i ngjarjes
KRUJË– Artan Goga është 57-vjeçari i plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në Krujë nga shtetasi Perlat Merlika.
Sipas gazetarit Juljan Shota, Goga ka disa plagë në kokë dhe ndodhet jasht rrezikut për jetën. Autori dhe i plagosur janë komshinj dhe kanë qenë shokë me njëri-tjetrin, por plagosja ka ndodhur pas një sherri të momentit.
I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me armë zjarri tip me pistoletë. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës me të cilën është qëlluar.
Ndërsa policia po vijon me kërkimet për kapjen e autorit i cili dyshohet se fshihet në lagjen ku ndodhi ngjarja.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

