Foto nga vendi i ngjarjes. Pamjet Ballkanweb.
KRUJË– Policia e Krujës ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Zgërdhesh të Krujës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Luan Hushi rreth 55-vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

