KRUJË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka njoftuar stakimin e energjisë elektrike në disa zona të Krujës ditën e nesërme.
OSHEE njofton se do të ndërpritet energjia gjatë intervalit kohor 09:00 deri në 14:00.
Sipas OSHEE ky stakim do të bëhet pasi po kryhen punime në NST mobile Fushë-Krujë.
Zonat të cilat do të mbesin pa energji elektrike janë Larushk, Zezë, Halil, Nikël, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Shelqet, Magazë, Borizanë,Thumanë, Derven, Gramëz, Sukth, Luz, Bilaj, Murqinë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

