KRUJË– Sabah Sheta, është votuar si “Personazhi i Vitit 2022” në Krujë.
Nga 335 vota në total, Sheta ka marrë 62 të tilla dhe në vend të dytë renditet deputetja Andia Ulliri me 51 vota.
Kjo është shpallja e parë e “Personazhit të Vitit” në Krujë dhe u realizua nga Kruja.info.
Po kush është Sabah Sheta?
Sabah Sheta ka lindur në vitin 1969 në Krujë, banues po në Krujë dhe është babi i 4 fëmijëve.
Që prej vitit 1993 ai ka nisur karrierën e tij në rrugën drejt biznesit dhe njëkohësisht edhe si pjesë e Partisë Demokratike në këtë qytet.
Sheta fillimet e tij në biznes i ka nisur me një gurore, dhe më pas ka vazhduar në fushën e ndërtimit e fokusuar kryesisht në Krujë.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

