Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Policia Rrugore ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili ka shkaktuar ditën e djeshme një aksident me pasojë plagosjen e një 56-vjeçari.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin S. M., 40-vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. D., 56 vjeç, banues në Bilaj, Krujë.
Për pasojë, është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

