KRUJË– 20 banesa janë ende të izoluara nga përmbytjet që ndodhën ditën e djeshme në Krujë si pasojë e reshjeve të shiut.
Ndonëse reshjet e shiut kanë pushuar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë në zonën e Murqinës, shumë sipërfaqe vijojnë të janë të përmbytura.
Kjo situatë krijohet nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë atë mbrapsht, duke bërë që niveli i ujit të mos ulet.
Kjo është hera e dytë që këto zona përmbyten pas daljes nga shtrati i lumit Ishëm.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

