Pamjet nga lagjia e Kacanëve në Krujë.
KRUJË– Pas përfundimit të rehabilitimit dhe shtrimit të rrugëve në lagjen e Kacanëve në Krujë, Kryebashkiaku Bushi ka treguar edhe projektet e radhës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bushi tha se do të vijohet me sistemimin e rrugëve në Shullaz, fazën e parë të rrugës Barun, sistemimin e rrugës këmbësore të spitalit, rrugën tek fisi Balla, ri-asfaltimin e rrugës nga Ura e Madhe – Derede – Nënstacioni Elektrik.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

