KRUJË– Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Bushi, u pyet ditën e sotme nga Prokurorët e SPAK për gati 1 orë e 45 minuta. Bushi ka dhënë sqarime për një hetim të nisur nga prokurorja e posaçme, Manjola Kajana pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoçja se Bushi dhe inspektoriati i Bashkisë ndërtimore të Krujës i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 milionë lekë për ndërtim pa leje.
Bushi është paraqitur si person që ka dijeni, për të dhënë sqarime rreth këtij kallëzimeve. Në përfundim të dëshmisë së tij, në një deklarimin të shkurtër për mediat Bushi tha se nuk kishte asnjë gjë serioze në marrjen e tij në pyetje.
“DUKE RESPEKTUAR STRIKT PROÇEDURËN HETIMORE DHE NË RESPEKT TË INFORMIMIT TË PUBLIKUT, PËR AQ SA MË LEJON LIGJI, dua të bëj me dije se: Sot, kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time ne lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoçja, i cili ka pretendimet për sulme personale nga ana Kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tre ndertime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore! Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me proçedurat e prokurimeve dhe tenderave publike. Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, mbi çështjen në fjalë dhe do të vij sa herë që do të jetë e nevojshme prania ime, sepse unë nuk i shmangem të vërtetës dhe ligjit. Çdo aludim tjetër dashakeq në media apo portale e quaj pjesë të fushatës politike të 14 Majit, e cila tashmë ka filluar dhe për fat të keq, opozita ka zgjedhur baltën dhe dezinformimin e publikut.”, shkruan Bushi në Facebook.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

