TIRANË- Ditën e sotme grupimi i Rithemelimit mbajti Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
I pranishëm në takim ka qenë edhe kreu i degës së PD-së në Krujë, Xhevahir Bilja.
Bilja ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook” krahas Berishës.
“Me liderin historik. Rroftë PD.”,- shkruan Bilja krahas fotos.

Kujtojmë që disa ditë më parë, grupi i Rithemelimit zhvilloi zgjedhjet për kreun e degës së PD në Krujë ku fitoi kandidati Xhevahir Bilja.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

